Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

I burgosur gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë, nisin hetimet

Qendra Info by Qendra Info
01/02/2026
in Lajme
0
Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një rast i rëndë në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur, me puls të dobësuar. Menjëherë pas konstatimit të rastit kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit dhe shërbimet emergjente të qytetit.

Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ndërhyrjes së shpejtë, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit dhe ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 1 mars 2048.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, ka iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për çdo zhvillim të ri do ta informojnë opinionin publik në kohë.

Related

Previous Post

E diela pritet të jetë plotësisht e vranët, me reshje shiu dhe bore.

Next Post

Laura Dogu mbërrin në Karakas, SHBA sinjalizon kapitull të ri me Venezuelën pas arrestimit të Maduros

Next Post
Laura Dogu mbërrin në Karakas, SHBA sinjalizon kapitull të ri me Venezuelën pas arrestimit të Maduros

Laura Dogu mbërrin në Karakas, SHBA sinjalizon kapitull të ri me Venezuelën pas arrestimit të Maduros

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.