Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Afati i fundit për ankesa në PZAP sot në ora 11:00

Qendra Info by Qendra Info
02/02/2026
in Lajme
0
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit ligjor për subjektet politike dhe kandidatët që të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga Igor Simiq, kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, pas vendimit të së shtunës në KQZ, ku lista e kandidatëve të kësaj partie nuk u miratua. Vendimi u mor me dy vota kundër nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së abstenuan.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, PZAP-ja ka afat prej katër ditësh për shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me ankesat e paraqitura. Më pas, palët e pakënaqura kanë edhe dy ditë kohë për të ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme, sipas ligjit, ka tri ditë afat për të marrë vendim, çka nënkupton se procesi i plotë i vendimmarrjes ligjore mund të zgjasë disa ditë.

Certifikimi mund të shtyhet

Duke marrë parasysh të gjitha afatet ligjore, vendimmarrja finale për rezultatet zgjedhore dhe certifikimi i tyre nga KQZ-ja mund të shtyhet deri në mesin e muajit shkurt.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në hapat e mëtejmë institucionalë, përfshirë:

  • konstituimin e Kuvendit,

  • formimin e Qeverisë së re,

  • si dhe proceset e tjera kushtetuese që varen nga certifikimi i rezultateve.

Procesi zgjedhor mbetet nën vëzhgim të shtuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ankesa të tjera përveç asaj të paralajmëruar nga Lista Serbe.

 

Related

Previous Post

E hëna në Kosovë pritet të jetë e ftohtë dhe kryesisht e vranët.

Next Post

FMN: Kosova mbetet shteti më i varfër në Europë, Shqipëria dhe rajoni ende larg standardit europian

Next Post
Raporti i FMN për Shqipërinë: Ekonomia rritet nga turizmi, por sfidat demografike dhe produktiviteti i ulët mbeten alarmuese

FMN: Kosova mbetet shteti më i varfër në Europë, Shqipëria dhe rajoni ende larg standardit europian

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.