Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IKD: Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të marrë vendime kyçe për stabilitetin kushtetues dhe financiar

Qendra Info by Qendra Info
02/02/2026
in Lajme
0
IKD: Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të marrë vendime kyçe për stabilitetin kushtetues dhe financiar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të adresojë urgjentisht një sërë vendimesh kyçe, të cilat, sipas këtij institucioni, janë vendimtare për funksionimin normal të rendit kushtetues dhe stabilitetin e institucioneve shtetërore.

Në një komunikatë për media, IKD thekson se këto vendime nuk janë çështje të vullnetit politik, por obligime të drejtpërdrejta kushtetuese dhe ligjore, që kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm nga deputetët e zgjedhur.

Buxheti 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fokus

Sipas IKD-së, ndër prioritetet kryesore të Kuvendit janë:

  • Miratimi i Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026

  • Ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, në vlerë prej 880 milionë euro

  • Ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Botërore, në vlerë prej 90 milionë euro

“Këto vendime janë të domosdoshme për avancimin e interesave strategjike nacionale, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, funksionimin financiar të shtetit, zbatimin e politikave publike dhe shmangien e pasigurisë institucionale”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Financimi i RTK-së dhe mbështetja për komunat

IKD po ashtu thekson se Kuvendi duhet të sigurojë financimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe mbështetjen financiare për komunat, duke i cilësuar këto si obligime ligjore dhe politike për garantimin e shërbimeve publike dhe funksionimin normal të pushtetit lokal në të gjithë territorin e vendit.

Zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese

Një tjetër çështje e rëndësisë së veçantë, sipas IKD-së, është zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë vendimin për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që prek drejtpërdrejt të drejtat e mbi 94 mijë zyrtarëve publikë.

“Mungesa e zbatimit të këtyre aktgjykimeve cenon parimin e sundimit të ligjit dhe minon besimin e qytetarëve në rendin kushtetues”, thekson IKD.

Thirrje për veprim të menjëhershëm

Në përfundim, Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se legjislatura e re duhet të veprojë me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, duke:

  • ç’bllokuar proceset kyçe institucionale,

  • zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese,

  • dhe forcuar rolin mbikëqyrës të Kuvendit,

me qëllim të garantimit të rendit demokratik dhe mbrojtjes së interesit publik.

Related

Previous Post

Industria e Dronëve të Turqisë në një Kryq Strategjik

Next Post

Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri sa në Greqi, më të larta se në rajon

Next Post
Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri sa në Greqi, më të larta se në rajon

Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri sa në Greqi, më të larta se në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.