Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 04.02.2026, do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa lokalitete të vendit.
Sipas KEDS-it, punimet janë të planifikuara dhe realizohen në kuadër të projekteve investive dhe teknike, me qëllim rritjen e stabilitetit të rrjetit.
Rajoni i Prishtinës
-
Koliq / Keqekollë – Hajkobillë: nga ora 10:30 – 15:15
-
Drenas / Poklek – Vasilevë: nga ora 11:00 – 11:40
-
Prishtina 5 (Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme, Sinidoll, etj.): nga ora 09:00 – 15:00
-
Prishtina 1 (Rr. Ali Vitia): nga ora 10:00 – 15:00
-
Fushë Kosovë (Albana, Bardhi i Vogël, Sllatinë e Vogël): nga ora 08:00 – 14:00
Rajoni i Pejës
-
Fusha e Pejës, Qungur, Nakëll, Nabërgjan, Llabjan, Lluga e Drinit: nga ora 08:00 – 13:00
-
Raushiq – Jasiq – Dardani: nga ora 13:00 – 16:00
Rajoni i Ferizajt
-
Qyteti i Ferizajt dhe rrugët kryesore (Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, etj.): nga ora 09:00 – 18:00
Rajoni i Mitrovicës
-
Skenderaj dhe fshatrat përreth (Llausha, Izbicë, Kopiliq, Burojë, etj.): nga ora 10:30 – 15:30
Rajoni i Gjakovës
-
Zona komerciale në rrugët Mithat Frashëri dhe Nënë Tereza: nga ora 10:00 – 14:00
-
Fshatrat Damjan, Rogovë, Smaq, Ujz, Kushavec, Muhadër: nga ora 10:30 – 15:30
KEDS u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se këto ndërprerje janë të domosdoshme për sigurinë dhe përmirësimin e rrjetit elektrik.

