Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt përfundimit, Dhomat e Specializuara të Kosovës: Do të vlerësohet çdo dëshmitar dhe çdo provë

Qendra Info by Qendra Info
04/02/2026
in Lajme
0
Specialja pranon provat e MUP-it serb kundër ish-krerëve të UÇK-së, avokati Bajraktari: Turpi ka emër dhe adresë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po hyn në fazën përmbyllëse.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor, ku shpjegohet rrjedha e çështjes që nga konfirmimi i aktakuzës e deri te paraqitja e dëshmitarëve gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Sipas njoftimit zyrtar, fjalët përfundimtare të mbrojtjes do të nisin më 9 shkurt, pas së cilave trupi gjykues do të fillojë procesin e vlerësimit të brendshëm dhe konfidencial të çështjes.

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Specialja ka bërë të ditur se gjatë kësaj faze, gjyqtarët do të vlerësojnë peshën dhe besueshmërinë e secilit dëshmitar, si dhe çdo provë të paraqitur nga palët, përpara se të marrin një vendim përfundimtar.

Ky proces shënon një nga momentet më të rëndësishme të këtij gjykimi, i cili ka ngjallur vëmendje të madhe publike në Kosovë dhe më gjerë, për shkak të rëndësisë historike dhe politike të figurave të përfshira.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të mërkurën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Garanci sigurie për Kievin: SHBA-të do të vepronin brenda 72 orëve në rast të një sulmi të ri rus

Next Post
Trump shtyn për paqe, por nyjet mbeten: Donbasi dhe garancitë e sigurisë bllokojnë marrëveshjen Ukrainë–Rusi

Garanci sigurie për Kievin: SHBA-të do të vepronin brenda 72 orëve në rast të një sulmi të ri rus

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.