Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ramush Haradinaj nga Capitol Hill: Kosova është gati për NATO, koha është tani

Qendra Info by Qendra Info
04/02/2026
in Lajme
0
Ramush Haradinaj nga Capitol Hill: Kosova është gati për NATO, koha është tani
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë të mbajtur në Capitol Hill, duke theksuar se Kosova është gati për anëtarësim në NATO.

Në fjalimin e tij para kongresmenëve amerikanë dhe përfaqësuesve të sigurisë, Haradinaj falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik, duke nënvizuar se lajmet nga Kosova janë pozitive.

Ai theksoi se Kosova ka zbatuar me sukses Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, ndërsa institucionet e sigurisë janë ndërtuar mbi standardet e NATO-s dhe të ushtrisë amerikane.

“Ushtria jonë është e përgatitur, institucionet tona të sigurisë janë në nivelin e kërkuar dhe Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale. Ne jemi gati për anëtarësim në NATO. Koha është tani”, ishte mesazhi përmbyllës i Haradinajt.

Fjalimi i tij në Washington vjen në një kohë kur Kosova po intensifikon përpjekjet diplomatike për integrim në strukturat euroatlantike, mes sfidave të sigurisë në rajon dhe nevojës për stabilitet afatgjatë.

Related

Previous Post

Injorancë institucionale në Universitetin “Kadri Zeka”: Aplikohet për program profesional te institucioni i gabuar, AKA e refuzon si jokompetente

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.