E premtja sjell mot të vranët në Kosovë, me reshje të herëpashershme shiu dhe lokalisht rrebeshe më intensive, të shoqëruara me bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 8°C.
Në Shqipëri parashihet mot shumë jo-stabil, me reshje të shpeshta shiu, rrebeshe të fuqishme, vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende pritet rrezik për përmbytje, ndërsa në malet e larta reshje të dendura bore.

