Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

27 vjet nga Konferenca e Rambujesë – momenti që parapriu ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
06/02/2026
in Lajme
0
27 vjet nga Konferenca e Rambujesë – momenti që parapriu ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para 27 vjetësh, më 6 shkurt 1999, nisën punimet e Konferencës së Rambujesë, një përpjekje vendimtare diplomatike për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Konferenca u mbajt pranë Paris, në Francë, dhe zgjati deri më 23 shkurt 1999.

Iniciatore e këtij procesi ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetësues të bisedimeve ishin:

  • Christopher Hill (SHBA),

  • Boris Maiorsky (Rusi),

  • Wolfgang Petritsch (Bashkimi Evropian).

Delegacioni i Kosovës pranoi në parim marrëveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit, e cila synonte ndaljen e dhunës dhe vendosjen e një administrimi ndërkombëtar në Kosovë. Në anën tjetër, delegacioni serb, ndonëse e pranoi formalisht marrëveshjen politike, kundërshtoi kategorikisht vendosjen e trupave të NATO dhe kërkoi që prania ndërkombëtare të ishte nën mandatin e OKB-së.

Edhe raundi i dytë i bisedimeve, i mbajtur në Paris nga 15 deri më 18 mars 1999, përfundoi pa marrëveshje të përbashkët. Delegacioni i Kosovës nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa delegacioni serb nënshkroi vetëm pjesën politike që parashihte vetëqeverisje të kufizuar për Kosovën.

As përpjekja e fundit diplomatike e të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke, më 22 mars 1999, nuk pati sukses. Ai dështoi ta bindte presidentin e atëhershëm të RFJ-së, Sllobodan Millosheviq, që të pranonte marrëveshjen dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimet kundër caqeve ushtarake dhe paramilitare serbe. Ato përfunduan më 6 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, duke vendosur administrimin ndërkombëtar në Kosovë përmes misionit civil UNMIK dhe misionit ushtarak KFOR.

Në fund të këtij rrugëtimi historik, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Related

Previous Post

Protestë para KEDS-it dhe Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës

Next Post

“Greqia dhe Turqia, tensione të reja në Egje” – Grindje pa fund pavarësisht Konventës së OKB-së për Detin

Next Post
“Greqia dhe Turqia, tensione të reja në Egje” – Grindje pa fund pavarësisht Konventës së OKB-së për Detin

“Greqia dhe Turqia, tensione të reja në Egje” – Grindje pa fund pavarësisht Konventës së OKB-së për Detin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.