Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bllokon produktin ushqimor për foshnja BEBA SUPREM PRE 800 g

Qendra Info by Qendra Info
06/02/2026
in Lajme
0
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bllokon produktin ushqimor për foshnja BEBA SUPREM PRE 800 g
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se ka bllokuar menjëherë produktin ushqimor për foshnja BEBA SUPREM PRE, paketim 800 gram, pas një njoftimi zyrtar të pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas AUV-së, produkti në fjalë është eksportuar nga subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri drejt Republikës së Kosovës dhe është importuar nga kompania Rossmann Kosova. Produkti ka datë skadimi 05.2027 dhe kod identifikues EAN: 7613287226631.

Agjencia bën të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është ndërmarrë bllokimi i menjëhershëm i sasisë së importuar, ndërsa në ditët në vijim do të fillojë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AUV thekson se, pavarësisht sfidave të vazhdueshme, përfshirë mungesën e inspektorëve, mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, me synim garantimin që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte të ndjeshme si ushqimi për foshnja.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve

Next Post

Kosova me gjashtë xhudistë në Paris Grand Slam 2026

Next Post
Kosova me gjashtë xhudistë në Paris Grand Slam 2026

Kosova me gjashtë xhudistë në Paris Grand Slam 2026

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.