Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama për vendimin e Kushtetueses: Me këtë precedent, edhe Presidenti mund të pezullohet nga detyra

Qendra Info by Qendra Info
08/02/2026
in Lajme
0
Edi Rama paralajmëron transformim të infrastrukturës së drejtësisë: Qeveria do ta marrë vetë përsipër
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj mosvendimmarrjes së Gjykata Kushtetuese lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama e cilësoi qëndrimin e Kushtetueses si një paaftësi për të marrë një vendim të qartë, duke paralajmëruar se precedentët e krijuar nga kjo situatë mund të çojnë në absurditete të rrezikshme institucionale.

“Me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga mosvendimmarrja, sot edhe Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga detyra nga i pari prokuror që zgjohet me këtë ide në kokë,” deklaroi Rama.

“Një anomali që nuk ekziston në asnjë vend demokratik”

Kreu i qeverisë tha se pezullimi i një anëtari të qeverisë nga një prokuror dhe një gjykatës, pa nisur ende gjyqi, është një praktikë e panjohur në demokracitë perëndimore dhe krijon përplasje të rrezikshme kompetencash mes pushteteve.

Ai theksoi se Balluku nuk akuzohet për korrupsion, duke e cilësuar masën e pezullimit si një “shpikje 100% Made in Albania” të një drejtësie ende të papjekur.

Rama: Beteja do të vazhdojë

Rama paralajmëroi se mazhoranca do ta vazhdojë betejën institucionale për të sqaruar këtë çështje në thelb, duke argumentuar se qëllimi nuk lidhet me një rast individual, por me ruajtjen e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nga ndërhyrjet e pushtetit gjyqësor.

“Mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës dhe nuk gjen asgjë të ngjashme me këtë që po ndodh sot në Shqipëri,” tha ai.

Kritika për arrestet dhe paraburgimet

Kryeministri kritikoi ashpër edhe atë që e quajti “modë e re e arresteve pa gjyq”, duke iu referuar dhjetëra fletë-arresteve të lëshuara së fundmi nga një prokuror në Durrës, për të cilat tha se nuk plotësojnë standardet e Këshillit të Europës për paraburgimin.

“Integrimi në BE ka vetëm një garant”

Në përfundim, Rama nënvizoi se përpjekja për drejtësi dhe shtet ligjor do të vazhdojë, por theksoi se çdo tentativë për ta përdorur sistemin e drejtësisë si mjet politik kundër qeverisë është e destinuar të dështojë.

“Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik dhe për integrimin e Shqipërisë në BE ka vetëm një garant sot: mua dhe këtë shumicë qeverisëse,” deklaroi ai.

Related

Previous Post

Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë: Ftohti ekstrem dhe ndërprerja e Starlink ngadalësojnë ofensivën

Next Post

Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova me 12 pistoleta “Glock”

Next Post
Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova me 12 pistoleta “Glock”

Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova me 12 pistoleta “Glock”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.