E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites dhe sidomos në mbrëmje, kur në disa zona, veçanërisht ato kodrinore-malore, shiu do të përzihet me shqotë dhe borë.
Temperaturat gjatë ditës do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, me vlera maksimale që mund të arrijnë deri në 10 gradë Celsius. Megjithatë, në orët e mbrëmjes pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, fillimisht në viset malore dhe më pas edhe në zona të tjera të vendit.

