Një tërmet me magnitudë 4.3 ka goditur rajonin mbrëmjen e sotme rreth orës 22:05, duke u ndjerë në disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte rreth 6 kilometra brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dukshëm edhe në Prishtinë dhe në zona të tjera përreth.
Qytetarë nga rajone të ndryshme kanë raportuar se lëkundjet zgjatën disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në rast të pasgoditjeve të mundshme.

