Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, sot flet mbrojtja e Thaçit

Qendra Info by Qendra Info
11/02/2026
in Lajme
0
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe sot, para trupit gjykues në Hagë, vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, në atë që konsiderohet procesi më i madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në ditën e tretë të fazës përfundimtare, pritet që avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, të nisë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes. Kjo shënon fillimin e argumenteve finale nga ana e ekipit mbrojtës, pas kërkesave të rënda të Prokurorisë.

Të hënën, prokurorja e specializuar Kimberly West kërkoi dënim prej nga 45 vjet burg për secilin nga të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe vetë të akuzuarit do të kenë mundësinë e fundit për t’iu drejtuar trupit gjykues me argumentet e tyre përfundimtare para se çështja të kalojë në fazën e vendimmarrjes.

Kujtojmë se më 15 prill 2025 Zyra e Prokurorit të Specializuar e mbylli paraqitjen e provave të saj, ndërsa më 16 korrik 2025 trupi gjykues hodhi poshtë mocionin e përbashkët të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave sipas rregullës 130 të Rregullores.

Procesi gjyqësor, i cili ka nisur në prill të vitit 2023, po hyn tashmë në fazën përfundimtare, ndërsa vendimi pritet pas përmbylljes së plotë të deklaratave finale.

Related

Previous Post

Rusia intensifikon sulmet me dronë ndaj infrastrukturës hekurudhore të Ukrainës

Next Post

Subvencion i ri 200 € për bashkëatdhetarët tanë në Austri – disa mund të përfitojnë edhe më shumë

Next Post
Lajm i mirë për shqiptarët në Austri: Rritje pagash dhe bonus për punonjësit e mjekësisë

Subvencion i ri 200 € për bashkëatdhetarët tanë në Austri – disa mund të përfitojnë edhe më shumë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.