Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri sekuestruan të martën në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina, Zubin Potok, mjete të dyshuara ilegale.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
-
6 granata dore,
-
1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr dhe neutralizuar mjetet në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar hapjen e rastit për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia konfirmon se nuk ka persona të arrestuar dhe fton qytetarët të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 192.

