Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i ngjashëm me ditët paraprake, me vranësira të shpeshta dhe mundësi për intervale të shkurtra me diell. Parashihen reshje të herëpashershme dhe lokale shiu, kryesisht me intensitet të dobët.
Temperaturat do të luhaten nga 3 gradë Celsius minimalja deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, e premtja sjell mot me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell. Reshje të pakta lokale priten në disa zona, ndërsa temperaturat mbeten pa ndryshime të theksuara.

