Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka përsëritur qëndrimin e tij se posti i Presidentit të Republikës duhet t’i takojë kësaj partie.
Në një reagim publik, Haliti theksoi shkurtimisht: “E ripërsëris: Presidenti duhet t’i takojë PDK-së”, duke rikthyer në vëmendje debatin për balancat institucionale pas formimit të institucioneve të reja.
Deklarata vjen në një moment kur skena politike po riorganizohet pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet temë e diskutimeve politike.
Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga partitë e tjera lidhur me këtë deklaratë.

