Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke publikuar një fotoalbum nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë.
Në mesazhin e mëngjesit, Rama i ka uruar Kosovës “gëzuar pavarësinë”, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit që po mbahet sot në kryeqytet.
Ai iu referua protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke i quajtur ata “katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare”.
Manifestimi i sotëm në Prishtinë po zhvillohet nën moton “Drejtësi, jo politikë”, në një moment kur procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të luftës ka hyrë në fazën përmbyllëse.

