E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, erëra të ftohta nga veriu dhe alternim mes vranësirave dhe intervaleve me diell.
Atmosfera do të ketë tendencë për përmirësim dhe stabilizim gradual gjatë ditës. Megjithatë, në orët e mëngjesit dhe paradites nuk përjashtohen fjolla sporadike bore, sidomos në viset kodrinore-malore.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë rreth 7°C, kryesisht në rajonin e Dukagjinit.

