Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Draft-raporti i PE: Shqipëria avancon në negociata, por sprova e vërtetë mbetet sundimi i ligjit

Qendra Info by Qendra Info
19/02/2026
in Lajme
0
Parlamenti Evropian ndryshon rregullat e azilit, Kosova shpallet vend i sigurt
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Draft-raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamenti Evropian për Shqipërinë për vitin 2025 vlerëson progresin e arritur në procesin e integrimit europian, por thekson qartë se përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 do të varet nga zbatimi real dhe i thelluar i reformave kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në projekt-rezolutë përshëndetet angazhimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe fakti që vendi arriti të hapë të gjithë grup-kapitujt e negociatave brenda 13 muajve, duke e konsideruar këtë një ritëm të shpejtë për standardet e procesit të zgjerimit. Megjithatë, theksohet se progresi formal duhet të shoqërohet me rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatim.

Sa i takon reformës në drejtësi, raporti vlerëson vijimin e procesit të vettingut, i cili ka ndikuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit në sistemin gjyqësor. Megjithatë, evidentohen sfida serioze, përfshirë stokun e lartë të çështjeve të prapambetura, efikasitetin e kufizuar të gjykatave dhe rrezikun e ndikimeve të papërshtatshme. Eurodeputetët bëjnë thirrje për forcimin e mëtejshëm të organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor dhe për investime në infrastrukturë dhe digjitalizim.

Korrupsioni mbetet një nga shqetësimet kryesore të raportit. Edhe pse pranohet progres në kuadrin ligjor dhe institucional, PE nënvizon se Shqipëria duhet të konsolidojë rezultatet në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta. Sipas draftit, korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të garantuar një mjedis të qëndrueshëm për biznesin. Po ashtu kërkohet intensifikim i luftës kundër krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, si dhe bashkëpunim më i ngushtë me agjencitë e BE-së si Europol dhe Eurojust.

Në aspektin zgjedhor, raporti vëren se kuadri ligjor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve konkurruese, por shpreh shqetësim për mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve. Për këtë arsye, PE i bën thirrje shumicës dhe opozitës që të ndjekin një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të zbatojnë plotësisht rekomandimet e mbetura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Raporti ndalet gjithashtu tek polarizimi politik, i cili sipas tij vijon të dëmtojë funksionimin efektiv të institucioneve demokratike dhe mbikëqyrjen parlamentare. Kërkohet forcim i kontrollit të Kuvendit mbi ekzekutivin, rritje e transparencës në procesin legjislativ dhe përfshirje më e thelluar e shoqërisë civile në hartimin e politikave.

Në fushën e të drejtave themelore dhe lirisë së medias, drafti bën thirrje për mbrojtje më të fortë të gazetarëve, transparencë mbi pronësinë e mediave dhe hetim efektiv të kërcënimeve ndaj profesionistëve të medias. Gjithashtu inkurajohet forcimi i mbrojtjes për pakicat dhe grupet e cenueshme, si dhe zbatimi i plotë i legjislacionit kundër diskriminimit.

Sa i përket reformave socio-ekonomike, PE përshëndet angazhimin e Shqipërisë në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por thekson se mbeten dobësi strukturore si informaliteti, produktiviteti i ulët dhe sfidat në mjedisin e biznesit. Në raport evidentohet edhe mungesa e progresit në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike gjatë vitit të fundit.

Në politikën e jashtme, Shqipëria vlerësohet për përafrimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe për rolin konstruktiv në stabilitetin rajonal.

Draft-raporti dërgon një mesazh të qartë: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian, por faza vendimtare do të jetë ajo e rezultateve konkrete. Mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 do të varet jo nga ambicia politike, por nga thellimi i reformave dhe forcimi real i shtetit të së drejtës.

Related

Previous Post

Mustafa kërkon konsensus për buxhetin e Prishtinës në Kuvend

Next Post

Pensioni aktiv në Gjermani nga 2026, çfarë do të thotë për bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe kanë punuar atje

Next Post
Gjermania rrit pagën minimale: deri në 14.60 euro për orë

Pensioni aktiv në Gjermani nga 2026, çfarë do të thotë për bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe kanë punuar atje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.