Ish-Princi britanik, AndrewMountbatten-Windsor është arrestuar sot nga policia pasi këta të fundit bastisën shtëpinë e tij në Sandringham.
Ish-princi po merret në pyetje aktualisht nën dyshimet për shpërdorim të detyrës publike.
Arrestimi i Andrew Mountbatten-Windsor vjen në të njëjtën ditë kur ish-princi mbush 66 vjeç.
Policia tha se po shqyrtonte një ankesë mbi ndarjen e dyshuar të materialeve konfidenciale nga ish-princi me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein./Reporteri.net/

