Të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë prezente gjatë ditës, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

