Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacioni “Ura”: Si bashkëpunonte mafia shqiptare me klanet italiane për trafikun e drogës

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Operacioni “Ura”: Si bashkëpunonte mafia shqiptare me klanet italiane për trafikun e drogës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca paraprake për operacionin e koduar “Ura”, që zbuloi lidhjet mes grupeve kriminale shqiptare dhe klaneve mafioze në Itali, do të mbahet më 23 mars. Hetimi u zhvillua nga Direzione Investigativa Antimafia (DIA) dhe ka në qendër trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Sipas mediave italiane, hetuesit rindërtuan një rrjet të gjerë që nga viti 2016, përmes të cilit droga lëvizte nga Ballkani dhe Amerika Latine drejt Pulias, për t’u shpërndarë më pas në Itali dhe më gjerë në Evropë.

Roli i klaneve italiane

Në Itali, në qendër të hetimit janë klanet Parisi-Palermiti, që veprojnë në zonën e Barit. Sipas prokurorisë, klanet italiane ishin përgjegjëse për paketimin e drogës dhe shpërndarjen me shumicë në qytete si Bari, Brindisi dhe Lecce.

Në këtë skemë përmendet edhe bosi i njohur i zonës Japigia, Eugenio Palermiti, i cili dyshohet se kishte kontakte të drejtpërdrejta me drejtuesit shqiptarë të rrjetit.

Rrjeti shqiptar dhe roli i “urës”

Nga pala shqiptare, në dosje përmenden Adi Çoba, i njohur me nofkën “Bisha”, dhe Erigels Presi, i njohur si “Enrico”, të cilët sipas hetuesve mbanin lidhjet direkte me klanin italian.

Mes të pandehurve italianë është edhe Massimiliano Fiore, i konsideruar nga DIA si nyja lidhëse mes trafikantëve shqiptarë dhe klanit Palermiti. Në një vilë në Torre a Mare, që i atribuohet Fiores, u gjetën pajisje të përdorura për paketimin e drogës, përfshirë qese celofani, peshore precize dhe pllaka çeliku.

Hetuesit dokumentuan lëvizjen e 255 kilogramëve heroinë dhe kokainë të pastër, të transportuara përmes korrierëve ndërkombëtarë drejt Barit. Po ashtu, u zbardh një rrjedhë e vazhdueshme parash nga Puglia drejt Shqipërisë, me një total prej rreth 4.5 milionë eurosh, që dyshohet se u përdorën për pagesën e drogës.

Një pjesë e fondeve, mbi 500 mijë dollarë, dyshohet se u transferuan nga Shqipëria drejt Amerikës Latine si parapagim për një dërgesë prej 500 kilogramësh kokainë nga Guayaquili, Ekuador.

26 të pandehur dhe akuza të rënda

Në total, 26 persona do të paraqiten para gjyqtares Antonella Cafagna. Ata përballen me akuza për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Paraburgimi i të pandehurve pritet të skadojë në maj, ndërsa gjyqtarja do të vendosë në muajt në vijim nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë. Operacioni “Ura” konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme ndaj bashkëpunimit mes grupeve kriminale shqiptare dhe mafias italiane në vitet e fundit.

Related

Previous Post

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore

Next Post

Korridori Suwalki dhe Kërcënimi Rus: Drejt një Ekuilibri të Ri Strategjik në Baltik

Next Post
Korridori Suwalki dhe Kërcënimi Rus: Drejt një Ekuilibri të Ri Strategjik në Baltik

Korridori Suwalki dhe Kërcënimi Rus: Drejt një Ekuilibri të Ri Strategjik në Baltik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.