Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Goditet një tjetër rast fajdesh në Prizren, arrestohen dy persona

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Goditet një tjetër rast fajdesh në Prizren, arrestohen dy persona
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar më 19 shkurt 2026, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Të dyshuarit dyshohet se, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar me kamatë mujore prej 100 për qind.

Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në Prizren, ku janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Të arrestuarit janë F.B., 32 vjeç, dhe L.G., 22 vjeç, të dy nga Prizreni. Ata janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në stacionin policor në Prizren.

Hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe dëshmive për zbardhjen e plotë të rastit.

Related

Previous Post

KRU “Prishtina” me intervenime në disa rrugë të kryeqytetit

Next Post

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Next Post
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.