Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të shtunën në disa zona të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
21/02/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 21 shkurt 2026, do të kryhen punime të planifikuara në rrjet për siguri dhe investime në sistemin energjetik. Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet do të ndodhin në disa rajone të Kosovës dhe do të zgjasin për disa orë, varësisht nga projektet që po realizohen.

Në rajonin e Prishtinës, nga TS 220/10 kV Drenasi do të ndërprehet dalja 10 kV Vasileva nga ora 09:00 deri në 17:00. Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Poklek dhe Vasilevë, si dhe lokacionet Sefë Hasi – Ferma e lopëve dhe Rexhep Cërrvadiku. Ndërprerja do të bëhet për shkak të energjizimit të rrjetit të ri dhe demontimit të rrjetit të vjetër.

Po ashtu, nga TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet dalja 10 kV Sigurimi nga ora 09:00 deri në 17:00. Ndërprerja do të prekë zonat Gjyqi, rrugën “Emin Duraku”, Xhaminë e Llapit, rrugën “Meto Bajraktari” dhe një pjesë të rrugës “UÇK”. Arsyeja e ndërprerjes është realizimi i projekteve investive, përfshirë ndërrimin e transformatorëve dhe kthinave.

Nga TS 110/10 kV Prishtina 6, dalja 10 kV J32 Dukagjini Invest do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 15:00. Pa energji do të mbesin Qendra Tregtare “Xhevdet Doda”, zona e Lakrishtës dhe disa objekte biznesi. Ndërprerja bëhet për shkak të zhvendosjes së transformatorit nga 1250 kVA në 1600 kVA dhe vendosjes së ormanit të ri 0.4 kV.

Gjithashtu, nga NS 110/20 kV Prishtina 7, dalja 20 kV J34 Llapnasella do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në 15:30, duke prekur trafostacionin Jehona dhe zonën e Çagllavicës. Ndërprerja bëhet për përfundimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik në projektin Bujar Hoxha – Autostradë.

Në rajonin e Prizrenit, nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet linja 10 kV J13 Hasi II nga ora 09:00 deri në 14:00. Ndërprerja do të prekë fshatrat Lubizhdë, Bregdrin, Luki, Romaj, Kuzhnin, Dedaj dhe kompaninë Rizam Holding. Punimet lidhen me projektin investiv për demontimin e rrjetit ekzistues dhe energjizimin e rrjetit të ri të tensionit të mesëm.

Ndërkaq, në rajonin e Ferizajt, nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërpritet dalja 10 kV J14 Rahovica nga ora 09:00 deri në 13:00. Pa energji elektrike do të mbesin Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe. Ndërprerja bëhet për shkak të punimeve që kryhen sipas projektit të miratuar dhe pëlqimit elektro-energjetik.

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të tregojnë mirëkuptim gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit dhe rritjen e sigurisë së rrjetit energjetik.

Related

Previous Post

E shtuna sjell mot më të ftohtë në Kosovë, mundësi për shi dhe borë

Next Post

Trump vendos tarifë globale 10% pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së

Next Post
Trump i kërkon Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, Hamasi pranon pjesërisht planin e paqes

Trump vendos tarifë globale 10% pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.