Shumë njerëz sot kërkojnë mënyra natyrale për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbrojtur organizmin nga sëmundjet sezonale. Edhe pse në treg ekzistojnë shumë suplemente dhe preparate farmaceutike, ekspertët e shëndetit shpesh theksojnë se ushqimi i shëndetshëm dhe produktet natyrale mbeten ndër mënyrat më efektive për të mbështetur imunitetin.
Dieta që përfshin ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë ndihmon trupin të krijojë rezistencë më të madhe ndaj viruseve dhe baktereve. Disa nga mjetet më të njohura natyrale që mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit janë:
Mjaltë
Mjalti është përdorur prej shekujsh si një kurë natyrale për shëndetin. Ai përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet, ndërsa njëkohësisht mbështet shëndetin e zemrës dhe sistemin tretës. Kombinimi i mjaltit me hudhrën konsiderohet një përzierje shumë e dobishme për rritjen e imunitetit.
Probiotikët
Probiotikët ndihmojnë në rritjen e baktereve të mira në zorrë dhe në ruajtjen e një mikroflore të shëndetshme. Kjo është shumë e rëndësishme sepse një pjesë e madhe e sistemit imunitar lidhet me shëndetin e zorrëve. Konsumimi i kosit, i cili përmban kultura bakteriale aktive, është një mënyrë e thjeshtë për të përfshirë probiotikë në dietën e përditshme.
Ekinacea
Ekstrakti i bimës ekinacea përdoret shpesh për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Studimet sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit nga ftohja dhe të mbështesë sistemin imunitar për një periudhë të shkurtër.
Hudhra dhe zinku
Hudhra është e njohur për vetitë e saj antibakteriale dhe antivirale dhe mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Ndërkohë, zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar dhe gjendet në ushqime si vezët, mishi dhe prodhimet e detit.
Çajrat bimorë
Pirja e çajrave dhe e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon trupin të qëndrojë i hidratuar dhe lehtëson eliminimin e toksinave. Gjatë ftohjeve, çajrat bimorë mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave dhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit imunitar.
“Bomba” natyrale vitaminash për imunitet
Një mënyrë e thjeshtë për të mbështetur imunitetin është përgatitja e një përzierjeje natyrale me fruta të thata dhe mjaltë.
Përbërësit:
-
100 g rrush të thatë
-
150 g arra
-
100 g bajame
-
Lëkura dhe lëngu i dy limonëve
-
100 g kajsi të thata
-
100 g kumbulla të thata
-
250–300 ml mjaltë
Përgatitja:
Arrat, bajamet, rrushin e thatë dhe limonin bluajini ose grijini imët. Shtoni lëngun e limonit dhe përziejeni mirë. Pastaj shtoni kumbullat dhe kajsitë e thata të grira. Në fund shtoni mjaltin dhe përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene. Përzierjen vendoseni në një kavanoz dhe lëreni të qëndrojë në një vend të freskët për një ose dy ditë, pastaj ruajeni në frigorifer. Rekomandohet të konsumohen dy lugë gjelle në ditë, mundësisht para mëngjesit.
Pije natyrale për forcimin e imunitetit
Një tjetër mënyrë e thjeshtë është përgatitja e një pijeje me limon dhe xhenxhefil.
Përbërësit:
-
3 limonë
-
15 g xhenxhefil të freskët
-
115 ml ujë
-
2 lugë gjelle mjaltë
-
¼ lugë çaji piper i bluar
Përgatitja:
Limonin e qëruar, xhenxhefilin dhe ujin përziejini në blender. Lëngun kullojeni dhe shtoni mjaltin dhe piperin e bluar. Pijen ruajeni në një shishe qelqi dhe konsumoni rreth 30 ml të përzier me 30 ml ujë çdo ditë.
Megjithatë, personat me stomak të ndjeshëm duhet ta konsumojnë këtë pije me kujdes ose të këshillohen me mjekun para përdorimit.

