Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale me diell dhe vranësira. Gjatë ditës do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugperëndimi, ndërsa në mëngjes në disa zona mund të ketë ngrica.
Temperaturat minimale parashihen rreth -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 13 apo 14 gradë Celsius.

