Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mimoza Kusarit i dridhet zëri kur i përmendet kontrata e Monopolit në Aeroport

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/02/2026
in Lajme
0
Mimoza Kusarit i dridhet zëri kur i përmendet kontrata e Monopolit në Aeroport
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një parehati e dukshme iu shfaq ministres së sapoemëruar të Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lilës kur pyetja iu shtrua për monopolin e shitjes së kerozimës për avionët në Aeroportin e Prishtinës.

Zëri i saj nuk arriti t’i qëndrojë rrjedhës paraprake në përgjigje kur u pyet se çka do të (mund të ) bëjnë për monopolin e shitjes nga një kompani, përkatësisht EX Fis, që është edhe financuese e Vetëvendosjes.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, gazetarja Jeta Xharra, me pyetjen si konstatim i tha se “ka qëllu donator i Vetëvendosje, ndoshta s’të lënë me prek këtë çështje”.

“Ne, do, të, të them të drejtën është temë për m’u shiqu, dhe nuk është temë për me u vulos dhe m’e thanë është e drejtë ekskluzive e një kompanie”, tha ajo.

Pjesa në fjalë pa ndërhyrje:

Xharra: Shitja e kerozinës nuk rregullohet prej shtetit. Është leju me u shit me çmim sa ta don kompania. Ka monopol. Pse kanë kësi privilegji?

Kusari-Lila: Pse kanë? Për shkak të specifikës së industrisë së aviacionit…

Xharra: A mendon që duhet me vazhdu kjo?

Kusari-Lila: Duhet me trajtu se sa ka pas kjo efekt, por çmimi, kerozina për aeroplan nuk shitet te të tjerët, por shitet te avionët. Dhe, unë deri sa kam qenë ministre dhe tash jam kthy nuk kam pas ndonjë kërkesë ose vërejtje prej kompanive të aviacionit që kanë ngrit shqetësime në raport me këtë. Por, natyrisht që jam e hapur me i trajtu ose diskutu. Shto këtu faktin që një problem i natyrës së njëjtë ka qenë në kohën e mandatit tim të parë kur është ndërru operatori. Dhe ka pas reagime prej “BP Oil” që ka ardh te kompania që aktualisht është ende (Ex Fis). Por, ka pasur…

Xharra: Që është financues i juaj, ka qëllu donator i Vetëvendosjes. Ndoshta ty s’të lënë me prek këtë çështje.

Kusari-Lila: Ne, sa i përket financave të partisë, po besoj që ato janë publike dhe raportohet në KQZ dhe ne nuk jemi në, tash edhe me koalicionin zyrtar, jemi me financa të ndara (si Alternativa).

Xharra: Unë po të pyes a do të vazhdojë monopoli. Veç ata me shit. Sepse shteti mundet m’e thanë “keni me shit dy kompani”.

Kusari-Lila: Ne, do, të, të them të drejtën është temë për m’u shiqu, dhe nuk është temë për me u vulos dhe m’e thanë është e drejtë ekskluzive e një kompanie. Në parim, në secilën vendimarrje jemi kundër monopolit, në parim. Monopol të natyrshëm mundet me pas disa kompnai që ofrojnë shërbime strategjike të veçanta. E s’besoj që për derivate është e drejtë e garantume veç për një operator. Jo.

Xharra: Sepse çmimi i nalt i kerozimës, po thojnë shumë agjencione, po ndikon edhe në bileta (të fluturimit).

Kusari-Lila: Ka edhe çështje tjera, do ta shiqoj për së afërmi.

 

Related

Previous Post

Eksploroni Shqipërinë/ Revista spanjolle: Ofron një miksim të natyrës, historisë e kulturës

Next Post

Dialogut me Serbinë do t’i prijë Glauk Konjufca

Next Post
Dialogut me Serbinë do t’i prijë Glauk Konjufca

Dialogut me Serbinë do t’i prijë Glauk Konjufca

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.