Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 25 shkurt 2026, do të realizohen punime të domosdoshme për siguri dhe projekte investive në rrjetin energjetik.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Prishtinë
Nga 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
-
Dalja 10[kV] Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 09:00 deri në 17:00.
Vendet që preken: Shkabaj, një pjesë e Mazgitit, një pjesë e Obiliqit, Reforma dhe Al Petroli.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe kthinave.
Prizren
Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
-
Dalja 10[kV] Shtëpija e Armates (kodi: 31000023) nga ora 11:00 deri në 14:00.
Vendet që preken: Armata Popullore, Banesat, Asdreni, Mostari dhe Durmish Asllani.
Arsyeja: Zhvendosja e TSB 250kVA.
Ferizaj
Nga NS 35/10[kV] Kaçaniku II do të ndërprehet:
-
Dalja 10[kV] Kaçaniku i Vjetër (kodi: 40045004) nga ora 09:00 deri në 18:00.
Vendet që preken: Bajnicë (një pjesë), Begracë, Doganaj, Duraj, Elezaj, një pjesë e Fushës së Pajtimit, Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Koxhaj (një pjesë), një pjesë e magjistrales Ferizaj–Kaçanik, Stagovë dhe Çardak – Kaçaniku i Vjetër.
Arsyeja: Vendosja në punë e rrjetit të ri Kotlinët Kaçanik i Vjetër.
Mitrovicë
Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehen:
-
Dalja 10[kV] Maxhunaj (kodi: 73000011) nga ora 09:00 deri në 16:00.
Vendet: Dumnicë, Samadrexhë, Cicili, Sllakovc, Ropicë, Vilanc dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj. -
Dalja 10[kV] Pestova Mulliri (kodi: 73000010) nga ora 09:00 deri në 10:30.
Vendet: disa konsumatorë komercialë në Pestovë, Maxhunaj dhe Dumnicë, përfshirë Mulliri Elektrik 1 dhe 2, Fabrika e Patateve “Çips” në Pestovë, restoranti “Ura e Gurit” në Maxhunaj, Fabrika e Drurit “BINI” dhe Fabrika e Seperacionit në Maxhunaj.
Arsyeja: Projekte investive dhe kyçja e rrjetit të ri për furnizimin e dy trafostacioneve në kuadër të projektit LOT-2 Mitrovica-Maxhunaj.
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në këto zona që të planifikojnë aktivitetet e tyre duke marrë parasysh këto ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

