Liga e Kampionëve e UEFA Champions League zhvillon këtë të mërkurë katër ndeshjet e fundit të fazës play-off, ku do të përcaktohen edhe katër skuadrat e fundit që sigurojnë biletën për në 1/8 e finales.
Vëmendja kryesore është në Torino, ku Juventus pret Galatasaray në orën 21:00. Skuadra turke ka një avantazh të madh pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në Stamboll, ndërsa bardhezinjtë e drejtuar nga Luciano Spalletti kanë nevojë për të paktën tre gola për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Në Bergamo, Atalanta përballet me Borussia Dortmund në orën 18:45. Gjermanët e fitojnë sfidën e parë 2-0 dhe futen në këtë ndeshje me një avantazh të rëndësishëm, ndërsa italianët do të tentojnë përmbysjen.
Në Paris, kampionët në fuqi Paris Saint-Germain presin AS Monaco në “Parc des Princes”. PSG fitoi ndeshjen e parë 3-2 dhe kërkon të konfirmojë kualifikimin para tifozëve të vet.
Ndërkohë, në “Santiago Bernabéu”, Real Madrid përballet me SL Benfica. Madrilenët kanë fituar 1-0 në Portugali, por do të jenë të detyruar të luajnë pa disa lojtarë kyç, përfshirë sulmuesin Kylian Mbappé që mungon për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë.
Në ndeshjet e zhvilluara një ditë më parë, në fazën e 1/8-ave janë kualifikuar Atlético Madrid, Bayer Leverkusen dhe Newcastle United. Ndërkohë surpriza më e madhe erdhi nga norvegjezët e FK Bodø/Glimt, të cilët eliminuan Inter Milan pas fitores 2-1 në Itali.

