Liderët e Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një zgjidhje të negociuar të krizës me Iran, pas sulmeve të fundit të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael.
Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz theksuan se vendet e tyre nuk kanë marrë pjesë në sulmet ushtarake, por janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në rajon.
Tre liderët theksuan se stabiliteti rajonal dhe mbrojtja e civilëve mbeten prioritete kryesore, ndërsa dënuan sulmet e Iranit ndaj vendeve në Lindjen e Mesme.
Në deklaratë thuhet se Irani duhet të ndalojë programin e tij bërthamor dhe atë të raketave balistike, si dhe të përmbahet nga veprimet destabilizuese në rajon.
“Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar. Në fund, populli iranian duhet të ketë mundësinë të përcaktojë të ardhmen e tij”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre liderëve evropianë.

