Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, pa reshje atmosferike.
Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha. Minimalet do të shënojnë rritje të lehtë, duke u luhatur nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Vetëm rrallë në ndonjë rajon të izoluar mund të paraqitet ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

