Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 03.03.2026, do të realizohen punime për siguri dhe investime në rrjetin energjetik, me ç’rast në disa zona do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:
-
Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007)
-
Koha: 10:00 – 15:00
Vendet e prekura: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Dobërdoli, Babiqi, Pistoni dhe Sedefi.
Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe i gjetjeve nga inspektimi me dron.
Ferizaj
Punime në projekte investive
Nga TS 35/10[kV] Kaçaniku II do të ndërprehet:
-
Dalja 10[kV] Dubrava e Kaçanikut (kodi: 40045003)
-
Koha: 08:00 – 15:30
Vendet e prekura: Soponicë, Rekë, Dubravë dhe Vatë.
Arsyeja: Vendosja në funksion e trafos së re.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:
-
Dalja 10 [kV] J02 Sllatina (kodi: 61065002)
-
Koha: 10:00 – 11:00
Vendet e prekura: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
KEDS u bën thirrje qytetarëve të zonave të prekura që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e njoftuar.

