Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti pritet të jetë relativisht i ngrohtë dhe stabil.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës mund të arrijnë deri në 17 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa zona vranësirat do të shtohen në orët e mbrëmjes, ndërsa në Shqipëri priten kryesisht vranësira të shtresave të larta të shoqëruara me intervale me diell.

