Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vazhdon dëshmia e ekspertit holandez në gjyqin ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë

Qendra Info by Qendra Info
04/03/2026
in Lajme
0
Vazhdon dëshmia e ekspertit holandez në gjyqin ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjykimin për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet të vazhdojë dëshmia e ekspertit holandez të kriminalistikës, Koen Herlaar.

Herlaar, ekspert në Institutin e Kriminalistikës së Holandës, ka nisur dëshminë e tij një ditë më parë dhe është dëshmitari i dytë i thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin kundër Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Dëshmia e ekspertit është zhvilluar pjesërisht në seancë private. Gjatë seancës, avokatja mbrojtëse e Thaçit, Sophie Menegon, kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitari të detyrohet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes.

Sipas saj, dëshmitari kishte refuzuar t’u përgjigjej disa pyetjeve duke u thirrur në konfidencialitet, pa paraqitur bazë ligjore për një refuzim të tillë.

Prokuroria pretendon se ka në posedim prova, përfshirë edhe audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë. Ndërkohë, mbrojtja ka kundërshtuar këto pretendime, duke theksuar se provat e paraqitura nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale.

Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë dyshohen se gjatë vizitave në vitin 2023 në Hagë u kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve që lidhen me procesin gjyqësor për krime lufte.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të mërkurën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Haxhiu: Takimi Kurti–Osmani përfundoi me përplasje verbale

Next Post
Haxhiu: Takimi Kurti–Osmani përfundoi me përplasje verbale

Haxhiu: Takimi Kurti–Osmani përfundoi me përplasje verbale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.