Mojtaba Khamenei, djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei, raportohet se është zgjedhur pasardhës në krye të Republikës Islamike të Iranit.
Sipas mediave të afërta me opozitën iraniane, Mojtaba Khamenei ka marrë postin e Udhëheqësit Suprem pas vdekjes së babait të tij, duke marrë kështu kontrollin e institucionit më të fuqishëm politik dhe fetar në vend.
Ndërkohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet e tensionuar pas përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
Raportohet se një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë në qytetin Qom, ku po zhvillohej mbledhja e Asambleja e Ekspertëve për zgjedhjen e liderit të ri suprem.
Megjithatë, mediat shtetërore në Teheran kanë mohuar këto raportime, duke deklaruar se ndërtesa e Asamblesë ishte evakuuar paraprakisht dhe se sulmi nuk ka ndikuar në procesin e vendimmarrjes.

