Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

U zotuan se do t’i ndjekin idealet e Skënderbeut, Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës, merr fund mashtrimi i madh politik Kurti – Osmani

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/03/2026
in Lajme
0
U zotuan se do t’i ndjekin idealet e Skënderbeut, Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës, merr fund mashtrimi i madh politik Kurti – Osmani
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 14 janar 2021, në kulmin e entuziazmit elektoral, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dolën para publikut për të shpallur një aleancë që, sipas tyre, do të shënonte kthesë historike për Kosovën.

Fjalë më të mëdha, zor se mund të gjindeshin në ndonjë ngjarje të ngjashme elektorale, raporton Demokracia.com.

Në emër të “frymës së unitetit kombëtar”, Osmani premtonte se partneriteti do të ndërtohej mbi trashëgiminë e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

“Ne zotohemi që këtë partneritet do ta ndërtojmë e zhvillojmë gjithnjë duke marrë për bazë rrugën e trasuar nga figurat më unifikuese të kombit tonë. Do të punojmë bashkë në frymën e asaj që përfaqësuan Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, dhe duke kujtuar përherë sakrificën dhe vuajtjen e brezave të tërë për liri dhe gjithë dëshmorët e martirët që dhanë jetën për vendin tonë të dashur”, deklaronte Osmani.

Në të njëjtën linjë, Kurti fliste për “shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, për shërbim me përulësi dhe për një epokë të re politike. Ishte momenti kur iniciativa “GUXO” e Osmanit u bashkua me Lëvizja Vetëvendosje në një listë të përbashkët zgjedhore për 14 shkurtin 2021. Osmani kishte braktisur Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë projekt, duke e paraqitur lëvizjen si akt parimor dhe jo kalkulim politik.

“Sot, kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë që t’iu njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë. Presidentja në detyrë, znj. Vjosa Osmani dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike do të na gjeni në të njejtin vend, për të njejtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën porsa e nënshkruam këtu para jush, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet, punësim dhe arsim, për të gjithë qytetarët, pa dallime, pa diskriminime e favorizime. Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe do të angazhohemi bashkë. Jemi të zellshëm e të palodhshëm. Do të shërbejmë me përulësi, për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit”, deklaronte Kurti.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021 ishte historik: 50% e votave u fituan nga koalicioni i tyre. Kurti u rikthye në krye të Qeverisë, Osmani u votua presidente nga Kuvendi. Dy figura që kishin premtuar unitet institucional dhe bashkëpunim strategjik, morën pozitat më të larta të shtetit.

Por të gjitha këto premtime për rrugën e idealeve të mëdha që do ta ndjekin apo se do të punojnë për progresin e shtetit, siç nuk kishte bërë asnjë qeveri, kanë rënë në humnerë.

Data e fundit të mashtrimit të madh politik mund të deklarohet edhe zyrtarisht: 6 mars 2026.

 

 

Kurti, i frikësuar nga rivaliteti i Osmanit, nuk e ka mbështetur atë në mandatin e dytë për presidente të Republikës së Kosovës. Daljet e saj të theksuara në Uashington gjatë themelimit të “Bordit të Paqes” së iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe përfshija në iniciativa ndërkombëtare e kanë rritur kapitalin e saj diplomatik, por njëkohësisht shtuan dyshimet brenda partisë në pushtet për ambicie më të gjera politike dhe krijimin e një poli të pavarur politik që do të rivalizonte Kurtin.

Sigurisht se fundi i kësaj bashkëjetesë politike, nuk është një ngjarje që ndodhi papritmas, por asaj i parapriu një marrëdhënie politike e paqëndrueshme dhe shpeshherë nën shantazh publik. Por, nganjëherë kjo marrëdhënie ka “shkëlqyer” kur Osmani vepronte më shumë si notere e vendimeve të Kurtit, sesa si balancuese kushtetuese, duke legjitimuar agjendën e tij politike, dhe duke lënë në harresë rolin e presidentes si figurë e unitetit politik, i sanksionuar në Kushtetutën e vendit.

Akti i fundit në shërbim të agjendës politike të Kurtit, me shpresën se do të marrë mbështetjen e tij dhe Vetëvendosjes për mandatin e dytë në postin e presidentes, ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, pikërisht sipas kërkesës dhe dëshirës politike të tij.

Demokracia.com sjellë disa nga rastet e kësaj marrëdhënie politike që publikisht deklaronte ideale të mëdha kombëtare, por në prapaskenë udhëhiqej nga ambicie tjera.

21 NËNTOR 2024 | OSMANI GODET KURTIN SE PO LUAN BIXHOZ ME ALEANCAT E KOSOVËS

Më 21 nëntor 2024, në adresimin e saj të fundit vjetor para Kuvendit për këtë legjislaturë, presidentja Vjosa Osmani mbajti një nga fjalimet më të ashpra të dëgjuara ndonjëherë ndaj kryeministrit Albin Kurti. Tonet e saj tejkaluan edhe kritikat më të forta të opozitës, duke vënë në qendër të sulmit çështjen e cenimit të aleancave strategjike të Kosovës, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Osmani paralajmëronte se dobësimi i partneriteteve dhe “luajtja bixhoz me aleancat” përbën gabim strategjik që rrezikon mbrojtjen e Republikës.

“Rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paçmueshme. Historia politike na dëshmon se dobësimi i aleancave dhe partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim as shantazhim. Forca jonë më e madhe qëndron në aleancat tona, partneriteti dhe aleancat mes shteteve janë më të mëdha sesa cilido prej nesh si politikan. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cënon vetëm mbrojtjen e Republikës. Asnjëherë nuk i kam kuptuar as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet nda tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet. As njëra, as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, kishte deklaruar Osmani më 21 nëntor 2024.

Ndonëse nuk ia kishte përmendur emrin, mesazhi i Osmanit i drejtohej qartë Albin Kurtit, në kontekstin e tensioneve të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin për veprime të njëanshme në fushën e sigurisë.

Related

Previous Post

Zulfaj: Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni, presidenti duhet të zgjidhet

Next Post

Rekord i ri politik: Mandati 23-ditësh i Kurtit, Kosova përsëri në zgjedhje

Next Post
Rekord i ri politik: Mandati 23-ditësh i Kurtit, Kosova përsëri në zgjedhje

Rekord i ri politik: Mandati 23-ditësh i Kurtit, Kosova përsëri në zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.