Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me stabilitet atmosferik, me kthjellime dhe rreze diellore, ndërsa vranësirat do të jenë shumë të pakta dhe lokale.
Temperaturat e mëngjesit do të shënojnë ulje, ndërsa ato ditore pritet të rriten. Minimalja parashihet rreth -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës mund të arrijë deri në 16 apo 17 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje në të gjithë rajonin.

