Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministria e Ekonomisë reagon ndaj raportimit për kristalin nga Muzeu “Trepça”

Qendra Info by Qendra Info
11/03/2026
in Lajme
0
Ministria e Ekonomisë reagon ndaj raportimit për kristalin nga Muzeu “Trepça”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë ka reaguar ndaj një raportimi të publikuar nga gazeta “Nacionale”, lidhur me pretendimet për refuzimin e një kërkese nga Zyra e Presidentes për dhurimin e një minerali apo kristali nga Muzeu Shtetëror i Mineraleve dhe Kristaleve “Trepça”.

Në reagimin publik të lëshuar më 11 mars 2026 në Prishtinë, ministria thekson se kërkesa nga Zyra e Presidentes është pranuar më 16 shkurt 2026, vetëm një ditë para udhëtimit zyrtar të presidentes së Kosovës. Sipas ministrisë, kërkesa është trajtuar me urgjencë nga zyrtarët përgjegjës, por koha e shkurtër dhe procedurat ligjore e administrative nuk kanë lejuar përmbushjen e saj brenda afatit.

Ministria sqaroi se, sipas legjislacionit në fuqi, mineralet dhe kristalet nga koleksionet shtetërore mund të dhurohen ose shkëmbehen vetëm me institucione homologe të shteteve të tjera dhe vetëm kur kjo është në interes kombëtar dhe kur vlerat janë të barasvlefshme.

Përzgjedhja e mineraleve që mund të dhurohen ose shkëmbehen bëhet nga një Komision Profesional, i cili themelohet me vendim të Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës. Vetëm pas rekomandimit të këtij komisioni dhe një vendimi përfundimtar mund të realizohet dhurimi ose shkëmbimi.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, për shkak të kohës shumë të shkurtër mes pranimit të kërkesës dhe udhëtimit zyrtar, procedurat nuk kanë mundur të përfundohen në kohë.

Institucioni gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se kjo çështje lidhet me zhvillime politike apo marrëdhënie ndërmjet institucioneve, duke i cilësuar ato si interpretime të njëanshme mediale.

Në fund të reagimit thuhet se Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar që çdo kërkesë të trajtohet në përputhje të plotë me ligjin, rregullat për menaxhimin e pasurisë publike dhe parimin e transparencës.

Related

Previous Post

Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e katër ditë në Zatriq të Rahovecit

Next Post

Reuters: Irani vendos mina detare në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në rajon

Next Post
Reuters: Irani vendos mina detare në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në rajon

Reuters: Irani vendos mina detare në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.