Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari, ka njoftuar se çmimet e derivateve të naftës pritet të shënojnë ulje, bazuar në të dhënat e fundit të importit.
Sipas saj, importi i sotëm është bërë me çmimet 1.40 euro për litër naftë dhe 1.22 euro për litër benzinë.
Në bazë të vendimit në fuqi për marzhën e fitimit, Kusari ka bërë të ditur se nga nesër çmimi maksimal në treg nuk duhet të jetë më i lartë se:
-
Nafta: 1.54 €/l
-
Benzina: 1.36 €/l
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë 0800 11000, duke theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve ndihmon në sigurimin e një tregu më të drejtë dhe transparent.

