Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Maqedonci takon homologun belg në BEDEX 2026, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

Qendra Info by Qendra Info
12/03/2026
in Lajme
0
Maqedonci takon homologun belg në BEDEX 2026, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Belgjikës, Theo Francken, në margjinat e panairit ndërkombëtar të mbrojtjes BEDEX 2026.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me fokus në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ushtrive të dy vendeve.

Sipas Maqedoncit, në bisedime u trajtuan edhe mundësitë për trajnime të përbashkëta ushtarake dhe shkëmbimin e oficerëve për shkollim dhe avancim profesional.

Akreditimi i atasheut të mbrojtjes në Belgjikë

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, proces që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sipas tij, kjo pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Maqedonci theksoi se Kosova po vazhdon të ndërtojë partneritete të forta me aleatët ndërkombëtarë, duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe avancimin drejt integrimit euroatlantik.

Related

Previous Post

Hoti ngre pikëpyetje për 3 miliardë euro shpenzime kapitale: Ku janë investuar këto mjete?

Next Post

Osmani takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin bilateral

Next Post
Osmani takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin bilateral

Osmani takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin bilateral

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.