Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve janë shumë të mira dhe të qëndrueshme, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në proceset kyçe të shtetndërtimit dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Italisë si partner i rëndësishëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

