Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava

Qendra Info by Qendra Info
14/03/2026
in Lajme
0
Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja Emilija Rexhepi, si dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Blerim Gashani.

Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin. Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Related

Previous Post

Rama: Vazhdon ndërtimi i rrugës “Qamil Hoxha”, s’ka mbetje arkeologjike

Next Post

Trump kërkon koalicion për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, dërgohen 5 mijë marinsa amerikanë

Next Post
Hakerim në televizionin shtetëror iranian, transmetohen mesazhe të Trump dhe Netanyahut

Trump kërkon koalicion për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, dërgohen 5 mijë marinsa amerikanë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.