Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës do të ketë edhe shtim dhe zhvillim lokal të vranësirave. Në disa rajone mund të paraqiten riga ose ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu, megjithatë moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 gradë Celsius minimalja deri në 18 gradë Celsius maksimalja.
Mot i ngjashëm parashihet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, ku do të ketë diell dhe vranësira të izoluara. Edhe pse në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu, në përgjithësi dielli do të jetë dominues në të gjithë rajonin.

