Kryeqyteti Prishtina njofton se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, shitja e shpezëve dhe kafshëve të tjera do të lejohet vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).
Në këtë vend lejohet vetëm shitja e kafshëve; therja apo prerja e tyre është e ndaluar në çdo rast.
Shitësit janë të detyruar të kujdesen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, duke mos hedhur mbeturina ose materiale të tjera.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa çdo shkelës që zhvillon aktivitet jashtë këtij lokacioni do të përballet me masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

