Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur alarmin se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja direkte për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar për mungesë serioze raketash në frontin kundër Rusisë.
Në një intervistë për BBC, Zelensky u shpreh se një luftë e zgjatur mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është “puls” për Vladimir Putin, pasi shpërqendron burimet dhe vëmendjen perëndimore nga Ukraina.
“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus… kjo do të thotë pakësim i rezervave amerikane dhe i sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha Zelensky.
Ai dha edhe një krahasim alarmues: SHBA prodhon rreth 60–65 raketa në muaj, ndërsa vetëm në ditën e parë të konfliktit në Lindjen e Mesme janë përdorur mbi 800 raketa – një shifër që praktikisht konsumon prodhimin vjetor.
Sipas tij, kjo situatë rrezikon drejtpërdrejt Ukrainën, e cila varet nga furnizimet perëndimore për të përballuar ofensivat ruse.
Zelensky shprehu gjithashtu shqetësim për qëndrimin e Donald Trump, duke thënë se ai nuk duket se mban një pozicion të qartë në konfliktin Ukrainë-Rusi dhe se përpiqet të mos “irritojë” Moskën.
Përtej aspektit ushtarak, presidenti ukrainas theksoi edhe efektin ekonomik: rritja e çmimeve të energjisë, që sipas tij i shkon për shtat Rusisë dhe e dobëson më tej pozicionin e Kievit.
Mesazhi i tij është i qartë: luftërat nuk ndodhin të ndara – ato ndikojnë njëra-tjetrën.
Dhe në këtë “lojë dominoje” globale, çdo raketë e përdorur në Lindjen e Mesme mund të jetë një raketë më pak për Ukrainën.

