Të enjten në Kosovë pritet mot me vranësira dhe intervale kohore me diell gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërkohë, nga pasdita dhe sidomos në mbrëmje priten reshje shiu, ndërsa në viset malore reshjet do të jenë në formë bore.
Do të fryjnë erëra mesatarisht të forta, të cilat do ta bëjnë motin më dinamik dhe herë pas here më të freskët.
Temperaturat do të luhaten, me minimale rreth 7°C në mëngjes dhe maksimale deri në 15°C gjatë ditës.

