Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në Paris: Kërkon mbështetje nga Franca për integrimin dhe sigurinë e Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
27/03/2026
in Lajme
0
Kurti në Paris: Kërkon mbështetje nga Franca për integrimin dhe sigurinë e Kosovës
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallati Elize nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë një takimi dhe dreke pune që zgjati rreth dy orë, palët diskutuan për zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me fokus të veçantë në rolin e NATO në Kosovë dhe angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përmes organizimit të forumeve të reja të biznesit Kosovë–Francë, me synim rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

Çështjet e sigurisë zënë një vend të rëndësishëm në bisedime, përfshirë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe zhvillimet në dialogun me Serbinë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve për normalizim.

Kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës, duke e cilësuar atë si partner kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.

Related

Previous Post

Nga pacifizmi te riarmatimi: Gjermania synon të bëhet fuqia kryesore ushtarake në Evropë

Next Post

Tensione SHBA–Izrael: Vance përplaset me Netanyahun për luftën ndaj Iranit

Next Post
Tensione SHBA–Izrael: Vance përplaset me Netanyahun për luftën ndaj Iranit

Tensione SHBA–Izrael: Vance përplaset me Netanyahun për luftën ndaj Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.