Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Herë pas here, në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të dobëta atmosferike.
Megjithatë, reshjet do të jenë të pakta dhe vende-vende mund të ketë edhe intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të luhaten nga 0 gradë Celsius minimalja deri në 11 gradë Celsius maksimalja.