Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa po shqyrtojnë skenarë të rinj për përshkallëzim të konfliktit me Iranin.
Sipas raportimeve, mijëra trupa nga njësia elitare 82nd Airborne Division kanë nisur dislokimin në rajon, duke iu bashkuar marinsave, forcave speciale dhe njësive detare që ndodhen tashmë në terren. Vetëm gjatë fundjavës, rreth 2.500 marinsa amerikanë janë vendosur në zonë.
Administrata e Donald Trump po vlerëson dërgimin e forcave shtesë, një lëvizje që do të zgjeronte opsionet ushtarake – përfshirë edhe një ndërhyrje të mundshme tokësore.
Megjithëse nuk ka ende një vendim final, prania e trupave rrit kapacitetin për operacione të shpejta. Një nga skenarët e përfolur përfshin edhe kontrollin e Ishulli Kharg, nyje kyçe nga ku kalon pjesa më e madhe e eksporteve të naftës iraniane. Loja po bëhet serioze: trupat janë në vend, opsionet në tavolinë – dhe një hap i vetëm mund të ndryshojë gjithë hartën e konfliktit.

