Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria e Kosovës merr vendime të rëndësishme: bonus për futbollistët, paga e 13-të dhe ligje të reja

Qendra Info by Qendra Info
30/03/2026
in Lajme
0
Qeveria e Kosovës merr vendime të rëndësishme: bonus për futbollistët, paga e 13-të dhe ligje të reja
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, duke miratuar një sërë vendimesh me ndikim ekonomik, social dhe institucional në vend.

Ndër vendimet kryesore, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e 500 mijë eurove shpërblim për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, si dhe pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit, për ata që plotësojnë kriteret.

Në planin ligjor, janë miratuar disa projektligje të rëndësishme, përfshirë atë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, krijimin e një Inspektorati Qendror për mjedisin dhe sigurinë, si dhe ligje për menaxhimin e resurseve ujore dhe banimin social, që synojnë të mbështesin shtresat në nevojë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është kërkesa që Forca e Sigurisë së Kosovës të dërgohet jashtë vendit, si pjesë e një misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

Qeveria gjithashtu ka miratuar shpronësime për projektin e zgjerimit të rrugës N25 (QMI–Lipjan), rialokim fondesh për zhvillim rajonal, si dhe themelimin e një komisioni ministror për ndërmarrjet publike.

Related

Previous Post

SHBA shton trupat në Lindjen e Mesme, në tavolinë edhe skenari për operacion tokësor në Iran

Next Post

Arrestohet në Prizren 50-vjeçari i kërkuar për mashtrim

Next Post
Arrestohet në Prizren 50-vjeçari i kërkuar për mashtrim

Arrestohet në Prizren 50-vjeçari i kërkuar për mashtrim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.